RRETH NESH
Historia e A+ Architecture Studio
A+ Architecture Studio është një studio e specializuar në projektim arkitektonik, planifikim territori dhe restaurim. Studioja është themeluar nga Anita Beleri (Papajani) — arkitekte me mbi 21 vite përvojë në arkitekturë dhe në kuadrin tekniko–ligjor të zhvillimit urban.
Krijimi i A+ Architecture Studio-s është vazhdimësi e natyrshme e rrugëtimit profesional të themelueses, pas 9 viteve si bashkëthemeluese dhe drejtuese teknike e “COMPASS Studio” shpk, një studio e frymëzuar nga busulla si simbol shpirtëror por edhe teknik. Vjen koha për të gjetur një orientim edhe më të mirë me themelimin e A+ Architecture Studio
Emri A+ përfaqëson standardin më të lartë të profesionalizmit dhe synimin për të sjellë arkitekturë të pastër, të menduar dhe të strukturuar me qartësi.
“
Even A Brick Wants To Be Something
Louis Kahn
SKUADRA JONË
Ne jemi arkitektë
dhe dizajner ekspertë

Anita Papajani Beleri
KRYEARKITEKTE

Melina Zholi
ARKITEKTE

Ida Tola
URBANISTE

Ilda Prifti
ARKITEKTE

Anxhela Kaca
URBANISTE
Le t’i japim formë vizioneve tuaja
Nëpërmjet një koncepti që ndërthur traditën, minimalizmin dhe funksionalitetin, A+ Architecture Studio zhvillon projekte që respektojnë identitetin lokal, duke e çuar më tej përmes formave bashkëkohore, materialeve cilësore dhe elementëve të qëndrueshëm.